E premte, 30 Maj, 2025
14.8 C
Skopje

BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga punësimet publike – rast flagrant në HEC Mavrovë–Vërtok

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për punësimet e fundit në hidrocentralin Mavrovë – Vërtok, ku janë angazhuar 12 persona të rinj dhe asnjë prej tyre nuk është shqiptar, ndonëse ky hidrocentral ndodhet në zonën e Gostivarit, ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë.

Ky vendim paraqet një shembull të qartë të përjashtimit etnik në institucionet publike dhe shkon në kundërshtim me frymën e përfaqësimit të drejtë, për të cilën është ndërtuar modeli institucional i shtetit.

Një qasje e tillë, përveçse dëmton ndjeshëm besimin qytetar, e rrezikon kohezionin ndëretnik dhe komprometon parimet themelore të funksionimit demokratik dhe shumëetnik të shtetit.

BDI thekson se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një tendence sistematike për spostimin e qytetarëve shqiptarë nga pjesëmarrja në institucionet shtetërore, për çka kemi ngritur shqetësime të përsëritura në muajt e fundit.

I bëjmë thirrje Avokatit të Popullit të ndërmarrë menjëherë procedurat e nevojshme për vlerësimin e e kësaj gjendje provokuese si dhe të konstatojë nëse ka pasur shkelje të të drejtave për përfaqësim të barabartë dhe mosdiskriminim.

U drejtohemi gjithashtu përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në vend, që me vëmendje të ndjekin këto zhvillime shqetësuese, të cilat bien ndesh me angazhimet për ndërtimin e një shteti gjithëpërfshirës, të drejtë dhe funksional.

BDI do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë të palëkundur për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë, për respektimin e barazisë dhe ruajtjen e karakterit shumetnik të institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Bashkimi Demokratik për Integrim

Më të lexuara

Gjenden armë dhe municion gjatë një bastisjeje në Batincë të Shkupit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar një Urdhër për...

Hasani: Shqiptarët të pa dëshiruar në Dogana, punësohen 42 maqedonas vetëm 8 shqiptarë

Ish-zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Muharrem Hasani ka deklaruar...

Ilir Hasani bashkon dy ASH-jat në Kumanovë

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani është fotografuar me dy...

Tronditje në sallën e operacionit: I hoqën 35 gurë në veshka, pinte tre litra pije të gazuara në ditë

Urologu brazilian, Dr. Talas Andrade, ka paralajmëruar për rreziqet...

U larguam nga puna në Drisla sepse jemi me VLEN-in, thonë Ameti e Ridvani nga Batinca

Amet Ismaili dhe Ridvan Demiri nga fshati Batincë e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads