More

    BDI me shtab politik në Çair, me në krye Bujar Osmanin

    Bashkimi Demokratik për Integrim me aktivistët e Degës së BDI-së në Çair, ka promovuar Shtabin Politik në Çair. Siç mëson TV21, me shtabin do të udhëheqë ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

    Në takim me strukturat ka marrë pjese edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

     

    Nga BDI për TV21 thonë se shtabi politik është themeluar si përgjigje ndaj sfidave që i krijoi pushteti dhe se shtabi do të udhëhiqet nga Bujar Osmani.

    Në lidhje me këtë, nga BDI thonë se:

    “Në një moment kritik për të ardhmen e Çairit dhe të shqiptarëve në përgjithësi, është themeluar një shtab politik që synon të adresojë sfidat dhe padrejtësitë e prodhuara nga një qeveri që është duke punuar kundër interesave të shqiptarëve.”

    “Shtabi politik nuk është vetëm një organizim elektoral, por një lëvizje për të kthyer shpresën dhe për të rikthyer dinjitetin e qytetarëve të Çairit. Ne po përballemi me një qeveri që ka injoruar zërin e shqiptarëve dhe ka dëmtuar balancën etnike dhe institucionale në vend. Ky shtab do të jetë qendra ku do të përgatitet jo vetëm një strategji për fushatën zgjedhore, por edhe një plan për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e qytetarëve tanë,” deklaruan nga Shtabi

     

    Sipas tyre, Shtabi politik në Çair është krijuar si një hapësirë ku çdo qytetar mund të ndihet i përfaqësuar dhe i përfshirë, që siç thonë synon të mobilizojë energjitë e qytetarëve, të angazhojë të rinjtë dhe të ndërtojë një vizion të ri për Çairin – “një vizion ku askush nuk mbetet i harruar dhe ku zëri i shqiptarëve dëgjohet fuqishëm”.

    “Themelimi i shtabit politik në Çair është një akt që shkon përtej një fushate zgjedhore – është një thirrje për bashkim dhe veprim. Në këtë kohë sfiduese, Çairasit kanë një pikë referimi të re që premton të jetë qendra e ndryshimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë”, shtojnë nga BDI

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Kush do ta zëvendësojë Ilire Dautin? Kuvendi kërkon emrin nga “Fronti Europian”, nuk respektohet gjuha shqipe

    Kuvendi edhe zyrtarisht ka kërkuar që koalicioni “Fronti Europian” të propozojë një emër i cili do të merr pozitën...

    I morën viçat, por jo përgjegjësinë! Fermeri detyrohet t’i ushqejë 17 viçat e tij në burgun e Idrizovës

    Nehat Xhaferi sot shkoi në Burgun e Idrizovës, por jo për të vizituar ndonjë të burgosur, por për t’u...

    Jeton Neziri jep dorëheqje nga posti i drejtorit të NP “Higjiena Komunale”! Emërohet Sabahudin Rustemi

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, Jeton Neziri ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, përcjell TV21. Pas dorëheqjes...

    Mjeku i kërkon ryshfet pacientit, arrestohet nga policia!

    Më 28.01.2025, rreth orës 17:00, në ambientet e Spitalit Klinik të Manastirit, zyrtarët policorë të SPB Manastir kanë privuar...