E hënë, 12 Maj, 2025
20.7 C
Skopje

BDI: Me largimin e edhe një partneri shqiptar, kjo shumicë politike është shndërruar në një qeveri monoetnike

BDI në një kumtesë në Facebook për media thotë se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski ka dështuar plotësisht në ruajtjen e funksionalitetit të demokracisë ndëretnike – shtyllës kryesore të stabilitetit afatgjatë të shtetit.

Nga BDI gjithashtu thonë se “me largimin e edhe një partneri shqiptar, kjo shumicë politike pa legjitimitet etnik është shndërruar më në një qeveri monoetnike”.

 

“Për këtë kemi paralajmëruar që nga fillimi i krijimit të kësaj shumice parlamentare, pasi ajo u ndërtua mbi ambicien monstruoze për të disiplinuar një popull të tërë konstituiv dhe, sipas fjalëve të tyre, “për t’u treguar vendin” shqiptarëve. Ajo që është veçanërisht shqetësuese është fakti se, në vend që të pranojë dështimet e veta, Kryeministri paralajmëron një fushatë edhe më të ashpër dhe agresive për të ruajtur vazhdimësinë e kësaj qeverie monoetnike”.

 

“Në vend që të pranojë realitetin se qytetarët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, në terren tashmë po demonstrohet arrogancë dhe agresivitet përmes aktiviteteve të shantazhit, inskenimeve dhe ryshfetit. Në skenën publike, funksionarë të Qeverisë bëjnë kërcënime se “do t’i zë drejtësia” ata që e kritikojnë Kryeministrin, ndërkohë që në prapaskenë zhvillohet një shantazh i turpshëm ndaj deputetëve, funksionarëve dhe administratës – shqiptarë, turq dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve joshumicë, për të siguruar njëfarë mbështetjeje të rreme multietnike ndaj kësaj qeverie”, thonë nga BDI.

 

“Këto përpjekje të dëshpëruara për të fituar ndonjë legjitimitet do të dështojnë, por do të lënë pas pasoja të thella në marrëdhëniet ndëretnike. Çdo ditë që kjo Qeveri refuzon kërkesat e shqiptarëve, është një ditë më shumë në largimin e shqiptarëve nga proceset shtetërore. Kjo shumicë parlamentare ka dështuar në interesat strategjike kyçe të shtetit dhe për këtë po shpërbëhet. Është koha që legjitimiteti i përfaqësuesve politikë të rivlerësohet përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, përfundojnë nga BDI.

Më të lexuara

Degradim dhe “pastrim” i shqiptarëve nga policia e Butelit

Shkup, 12 maj – Stacioni policor në Butel po...

Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të...

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i...

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Exit Polli i Klan Kosova dhe Albanian Post: PS fiton 51.8%, PD 38%

Rezultatet e Exit Poll-it të Klan Kosova dhe Albanian...

Mobilizim: BDI shpërndanë moton “Bashkë!”, çfarë po paraljmërojnë

Funksionerët dhe mbështetësit e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte...

Edhe Papazovi në “arrest shtëpiak”, Bekteshi e Maksuti plus 30 ditë paraburgim!

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads