Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet një aksion policor në Shkup, ku me urdhër të prokurorisë janë duke u bastisur pesë lokacione të ndryshme. Aksioni është pjesë e hetimeve në rastin e koduar “Bunker”, që lidhet me aktivitetet e dyshuara kriminale të grupit “Bellanoca-Baron”.
MARKETING
Sipas komunikatës zyrtare, bastisjet po kryhen nën drejtimin e prokurorit kompetent dhe me mbështetjen e njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), që prej orëve të para të mëngjesit.
“Aksioni është rezultat i provave të siguruara gjatë hetimeve kundër anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal ‘Bellanoca-Baron’. Prokuroria do të publikojë më shumë detaje gjatë ditës,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.