Bashkësia Lokale-Bojanë edhe këtë vit do të organizohet turneun tradicional në futboll të vogël ,,Bojana 2017,,.
Në vijim do tju paraqesim detajet për të njëjtin:
Paraqitja e skuadrave bëhet vetëm brenda afatit të caktuar edhe atë nga data 07.06.2017 ( e mërkurë ) deri më datë 27.06.2017 ( e martë ).
Paraqitja bëhet përmes personave të autorizuar nga Bashkësia Lokale f.Bojanë.Paraqitja bëhet personalisht nga kapiteni i skuadrës, i cili duhet të plotësoj formular për paraqitjen e pjesëmarjes, në të cilin shënohen të dhënat për skuadrën dhe lojtarët si dhe bëhet pagesa për pjesmarje.
Paraqitja e pjesëmarjes së skuadrës bëhet me pagesë prej 100 € , ashtu që secila skuadër duhet të numëroj 10 lojtarë d.m.th 5+1 dhe 4 lojtarë rezervë.Ndeshjet do të luhen në GRUPE.
Tërheqja e shortit do të bëhet me datë 29.06.2017 (e ejnte) në ora 20:00 në lokalet e B.L-Bojanë.
Hapja solemne e turneut do të jetë me datë 30.06.2017 (e premte) ora 19:30.
Në këtë turne të futbollit të vogël fituesit do të shpërblehen në mënyrë adekuate edhe atë:
Vendi i I : – 1000€ + pehar +medalje
Vendi i II : – 500€ + medalje
Vendi i III : – 250€+medalje.
Gjithashtu do të shpërblehet edhe Lojtari më i mirë dhe Portieri më i mirë i turneut.
Për më gjërësisht dhe për rregullat e turneut do të informohen kapitenët e skuadrave drejtpërdrejt para hedhjes së shortit.
Për paraqitjen e Skuadrës dhe për çdo informatë shtesë mund të drejtoheni tek personat kompetent:
1. Fatmir Mustafa ——— Tel: 072/271-090
2. Azem Zendeli ———- Tel: 070/316-425
3. Hakit Rexhepi ———–Tel: 078/224-479
4. Sejat Osmani ————-Tel: 071/290-067
Pjesëmarrja juaj është e mirseardhur, ndërsa për çdo gjë tjetër do të kujdeset Bashkësia Lokale – Bojanë.