More

    Banorët e Hasanbegut më shumë se një dekadë presin ndërtimin e çerdhes

    Banorët e Hasanbegut janë në pritje të ndërtimit të çerdhes në vendbanimin e tyre. Por, komuna e Gazi Babës nuk jep një përgjigje konkrete se kur mund të realizohet ky projekt. Së fundmi, komuna ka firmosur dy marrëveshje që kanë të bëjnë me ndërtimin e dy çerdheve të reja në këtë komunë mirëpo asnjëra nuk është për vendbanimin Hasanbeg. Çerdhet e reja do të ndërtohen lagjen Inxhikovë dhe mes lagjeve Maxhari dhe Keramidnicë. Sipas banorëve të Hasanbegut, ndërtimi i çerdhes mbetet vetëm premtim parazgjedhor.

     

    “Për fushatë kjo, asgjë s’ka prej kësaj. Nuk janë tu bë kurrgjë, asgjë nuk ndërtojnë. Thanë, normal do të bëhet por asgjë nuk bëhet. Ka nevojë, si nuk ka, i ka 10 mijë banorë Hasanbegu, 10 mijë banorë i ka. Ka mjekë, ka që punojnë, ka që nuk ka kush kujdeset në shtëpi, ka plot që i dërgojnë në çerdhe”, tha një qytetar.

     

    “Mendojmë se duhet, nuk kemi tashmë sa vjet. Duhet patjetër ta kemi një çerdhe, shumë banorë jemi patjetër të kemi. Fushatë kur bëhet, kur ka zgjedhje të gjitha i premtojnë mirëpo për këtu s’ka kurrgjë”, theksoi një qytetar.

     

    “Ka nevojë, për çdo gjë ka nevojë, fshati është i madh. Shpresojmë ta bëjnë edhe këtu, pse mos me e bë”, shtoi një qytetar.

     

    Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani tha për Alsat se mungesa e çerdheve është edhe një nga faktorët e largimit të të rinjve nga vendi. Në rastin e Hasanbegut, ministri Limani apeloi drejtuesit e komunës Gazi Babë të bëjnë kërkesë për realizimin e një projekti të tillë.

     

    “Në momentin që s’ka mundësi ku ta dërgon fëmijën e tij edhe sikur 10 punësime me i’a ofru, kur s’ka fëmijën ku e çon ai detyrimisht do të largohet nga vendi. Prioritet për Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë janë çerdhet. Prioritet për komunat, për kryetarët e komunave nuk e di cilat janë, unë mendoj dhe apeloj prej këtu se duhet të jenë paraprakisht çerdhet dhe si kërkesë e tyre e para mos të jetë rruga por të jetë çerdhja, kështu që do të mbetet në të tyren. Ashtu si të vendosin ato ne jemi të hapur, nuk ndaluam asnjë komunë ne për të konkurruar në projektet e këtilla”, tha Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

     

    Banorët e Hasanbegut më shumë se një dekadë janë në pritje të ndërtimit të një çerdhe me mësim në gjuhën shqipe. Prindërit, zgjidhjen për fëmijët e tyre e kërkojnë në çerdhet me të afërta ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase ose në çerdhet e Shkupit./Alsat.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    VIDEO/ 31 vjet nga fatkeqësia ajrore në Ohër ku humbën jetë edhe shqiptarë nga Kosova! Rrikonstruohet rasti

    Më 20 nëntor të vitit 1993, fluturimi 110 i Avioimpeksit fluturoi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Gjenevës në ora 22:00,...

    Alternativa – Dega Saraj formon nëndegën në fshatin Gërçec

    “Sonte, në prani të Ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zëvendës-sekretarit të Kuvendit, Ibush Jusufi, dhe kryetarit të degës...

    Rrahja tek shkolla e mjekësisë, policia jep detaje

    Disa nxënës nga shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë kanë sulmuar fizikisht një nxënës të mitur nga po...

    Kryetari i Butelit, Darko Kostovski për portalin X paralajmëron arrestimin e Ali Ahmetit

    Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka bërë sot një deklaratë për mediumin PortaliX, duke thënë se Ali...