E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Aziri nga BDI: Ministria e Kulturës po i trajton shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë, nuk ua dha as 12% të buxhetit për projekte kulturore

Sekretari për Kulturë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Valmir Aziri tha se, shqiptarët po përjetojnë diskriminimin më të rëndë kulturor në dy dekadat e fundit, pasi siç thotë, me programin vjetor, ministria e Kulturës ka bërë ndarje të padrejtë të fondeve, që Aziri thotë se, shqiptarët morën vetëm 12 për qind të buxhetit dhe projekteve, përcjell Tv21. Aziri tha se, ministria e Kulturës po i trajton shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë.

“Në kohën kur Ministria e Kulturës dhe Turizmit propagandon rritjen e buxhetit për kulturën, realiteti për shqiptarët është krejt ndryshe. Në vitin 2025, shqiptarët po përjetojnë diskriminimin më të rëndë kulturor të dy dekadave të fundit. Programi vjetor nuk është vetëm një ndarje e padrejtë e fondeve, por një strategji e pastër shtetërore për të zhdukur kulturën shqiptare nga mbështetja institucionale. Sipas informatave të sigurta, institucionet që udhëhiqen nga shqiptarët janë dënuar me një buxhet minimal, në total, të gjitha sektorët kryesor të kulturës, shqiptarët nuk kanë arritur të marrin as 12 për qind të buxhetit dhe projekteve, duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre”, tha Aziri.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads