E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

Astrit Iseni i tha Ali Ahmetit “plak matuf”? Dikur fotografohej me kreun e BDI-së

Gjatë debatit të djeshëm në Kuvend në lidhje me interpelancën ndaj tij, zëvendës ministri i Brendshëm, Astrit Iseni duke argumentuar punën e tij pas akuzave për lëshime gjatë festës së 28 Nëntorit, ku një polic largoi flamurin shqiptar nga shtiza në Kumanovë, tha se ka dashuri më të madhe për flamurin sesa i gjithë Fronti Europian, bashkë me “plakun matuf”, përcjell TV21. I pyetur nga TV21 nëse këtë fjalë e kishte për Ali Ahmetin, Iseni nuk u përgjigj.

 

 

“Sa e dua unë flamurin kombëtar…Atë e kemi dëshmuar dem baba dem familja ime, brez pas brezi. Po t’ju mbledhim të gjithë Frontin Europian, bashkë me “plakun matuf”, do të garantoj se e dua më shumë se gjithë Fronti Europian”, tha Iseni në fjalimin e tij.

 

 

Ndërkaq, në rrjetet sociale ka fotografi nga 17 dhjetori i vitit 2020, ku shihet Iseni duke u fotografuar me liderin e integristëve Ali Ahmeti. Atë botë, në 26 vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës, kryetarit të BDI-së iu nda çmimin Doctor Honoris Causa.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads