More

    Arrestohet shtetasi maqedonas në Kosovë teksa tentoi të shiste 96 mijë dollarë të falsifikuar

    Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë gjatë tentimit për të shitur 96.000 dollarë amerikanë të falsifikuar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Aksioni i Drejtorisë për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës është zhvilluar mbrëmjen e së premtes, në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë.

    Sektori i hetimeve njoftoi se shtetasi i dyshuar maqedonas I. D. (1970) u kap në flagrancë duke tentuar të qarkullonte 96 mijë dollarët amerikanë të dyshuar si të falsifikuar. Të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Policia tha se i dyshuari po shiste 100 dollarë të falsifikuar për 40 euro.

    “Në aksionin policor janë konfiskuar 960 kartëmonedha prej 100 dollarë amerikanë në vlerë të përgjithshme prej 96.000 dollarë amerikanë, veturë e përdorur në rastin e të raportuarit dhe një telefon celular”, ka thënë Policia e Kosovës.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Tensionet në Komunën e Vrapçishtit – Qytetarët heqin dorë nga rinovimi i kishës, Pavlovski distancohet nga kjo nismë!

    Grupi i qytetarëve që kishin nisur nismën për rinovimin e kishës “Sveta Petka” në fshatin Gallatë të Gostivarit, tërhiqen...

    Ilire Dauti nga Fronti Europian bllokon ligjin e “Branitellave” në Komisionin Parlamentar për punë dhe politik sociale!

    Deputetja e “Frontit Evropian”, Ilire Dauti që drejton komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini ku duhet të...

    BDI: VMRO e detyroi VLEN-in ta pëkrahë Ligjin për branitella në Kuvend

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot për ligjin e “branitellave” duke e akuzuar VLEN-in se është marrë peng...

    “Tentativë për vr’asje” – zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zbardhur rasti i plagosjes me armë të 25-vjeçarit me iniciale...