More

    Armëpushimi në Gaza: Maqedonia votoi kësaj radhe “PRO” në OKB

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Për miratimin e rezolutës votuan 153 vende, 10 ishin kundër dhe 23 anëtarë të OKB-së abstenuan.

    Në mesin e vendeve që votuan PËR ishte edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur edhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

    “Maqedonia e Veriut votoi PËR në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që kërkon armëpushim urgjent në Gaza për qëllime humanitare!”, ka shkruar Osmani.

    Rezoluta bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” si dhe “që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve”.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shkoi në mbi 200 numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë

    Numri i viktimave nga vërshimet katastrofike në Spanjë është rritur në 205 më 1 nëntor, teksa ekipet e shpëtimit...

    Haradinaj: Kosova do të hyjë në NATO në 100 ditët e para të qeverisjes sime

    🔴 Haradinaj: Kosova do të hyjë në NATO në 100 ditët e para të qeverisjes sime Kreu i AAK-së Ramush...

    Maqedonia si fushë beteje Vrasje e re, kësaj rradhe në Shtip

    Sonte rreth orës 20.15 në SP Shtip ka ardhur F.Z. (25) nga Shtipi dhe ka denoncuar se ka vrarë...

    Pacolli me paralajmërim të ashpër për Kurtin e Osmanin

    Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani, e cila kur u...