Arben Taravari: Kam pësuar kolaps të papritur

Dje ka qarkulluar lajmi se Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka pësuar një sulm kardiak. Në reagimin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Taravari ka sqaruar ngjarjen dhe ka falënderuar të gjithë ata që shprehën shqetësim për gjendjen e tij.

 

Ai ka bërë të ditur se ka pasur një kolaps të papritur dhe është dërguar urgjent në spital, ku ndodhet ende nën vëzhgim mjekësor. Megjithatë, ai ka theksuar se ndjehet mirë dhe është pranë familjes, duke pritur rezultatet e mjekëve.

 

Në mesazhin e tij, Taravari ka shprehur mirënjohje për kujdesin dhe dashamirësinë që ka marrë nga qytetarët, duke falënderuar gjithashtu të gjithë ata që e mbështetën në këtë moment të vështirë.

 

“Të Respektuar dhe po aq të dashur,

Dje ka qarkulluar lajmi se unë kam pësuar sulm kardiak.

 

Duke qenë se me ju kam ndarë gjithnjë të

vërtetën, po ju tregoj se çfarë ka ndodhur.

Kam pësuar kolaps të Papritur dhe jam dërguar urgjent në spital.

 

Jam ende nën vëzhgim sepse kolegët e mi ende nuk kanë arritur në ndonjë përfundim.

Sidoqoftë jam mirë, jam pranë familjes dhe do presim përgjigjet e mjekëve.

Doja t’ju thoja se nuk e kisha pritur një kujdes dhe dashamirësi kaq të madhe nga ju.

Faleminderit nga zemra! Gjithmonë i Juaji! Arbeni” – ka shkruar Taravari në Facebook.

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Artikuj të ngjashëm