More

    Alimi pas deklaratës së Zaevit: Kush flet kundër Kosovës, ka folur kundër gjithë shqiptarëve

    Ejup Alimi, deputeti i BDI-së, njëherësh koordinator i grupit parlamentar të partisë së Ahmetit, ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryeministrit Zoran Zaev lidhur me qëndrimin kundër të Qeverisë së re për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, shkruan gazeta KOHA. Në një postim në profilin e tij në Facebook, duke aluduar te Zaevi, Alimi ka shkruar se “kushdo që flet për kundërshtimin e Kosovës, qoftë edhe kundër anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare siç është UNESCO, ka folur kundër gjithë shqiptarëve kudo që janë, ka folur kundër SHBA-ve, NATO-s dhe kundër Bashkimit Evropian”.

    Ja postimi i plotë i deputetit Alimi:

    “Maqedonia shtetin e pavarur të Kosovës e ka njohur që para nëntë vitesh, ose saktësisht – në dhjetor të vitit 2008. Pavarësia e Kosovës është projekti më i madh i gjithë shqiptarëve, SHBA-ve, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Dhe, kushdo që flet për kundërshtimin e saj, qoftë edhe kundër anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare siç është UNESCO, ka folur kundër gjithë shqiptarëve kudo që janë, ka folur kundër SHBA-ve, NATO-s dhe kundër Bashkimit Evropian. Kosova u takon shqiptarëve dhe qytetarëve të saj, të cilët me shekujt kanë ëndërruar pavarësinë e sodit. Reterimi nuk i ngjan askujt, hiç më pak atyre që kalkulojnë herë andej e herë këndej. Qeveria e Maqedonisë dhe vendimet që i merr ajo nuk janë të një personi apo një partie politike, por të të gjithë partnerëve të barabartë në tryezën politike të saj”.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Behgjet Pacolli i siguron Kosovës njohjen nga Kenia

    Behgjet Pacolli i ka siguruar Kosovës një njohje të re. Ish-presidenti dhe ish-ministri i punëve të jashtme i Kosovës...

    Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

    Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka njoftuar se në Natën e Kadrit janë mbledhur rreth 5...

    Zeqirja Ibrahimi i shqetësuar nga zhvillimet në VLEN, reagon në FB

    Zeqirija Ibrahimi kryetar i Alternativës përmes një postimi në facebook ka reaguar për ngjarjet e fundit në koalicionin VLEN.   “Ideja...

    “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve! Në paraburgim jam ata që...

      “Po shohim një përmbysje të drejtësisë” – BDI: Ministrat nuk po mbajnë përgjegjësi, por po ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve!...