More

    Ali Ahmeti nga Struga: Më 8 maj të vulosë fitoren Fronti Europian, të rrethojmë numrin 4

    Para qytetarëve të Strugës ishte kryetari i BDI, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë, të cilët i falenderoi për mbështetjen duke kërkuar që më 8 maj të vuloset fitorja madhështore për të ecur vendi përpara.

    “Kam ardhur sot me një qëllim, që t’ju falenderoj për mbështetjen shumë të madhe këtu në Strugë, për misionin në vazhdimësi. Mekanizmi i cili i shpërndan rrezet përmbajtësore të plaformave janë shefat e shtabeve, garda mobilizuese për të depërtuar synimin e qëllimit. Platforma “Po Europës, Jo Rusisë”, ishte e jona, opozita donte vetëm shkatërimin e BDI-së, të dyja i kuptoj sepse ua ka zënë dielli mirëpo janë njerëzit që vendosin a do rrënohet BDI apo jo, 24 prilli e vërtetoi e konfirmoi dhe afirmoi që BDI nuk rrënohet por tanimë kjo BDI punon dhe vepron në kuadër të së cilës janë dhe 8 subjete tjera dhe ky Front më 24 prill u përball me opozitën VLEN dhe me 8 maj përballemi me VMRO-në. Misioni ynë vazhdon, ne duam që vendi të jetë anëtar i plotë në BE, sepse alternativë tjetër nuk kemi, vendi ka më shumë nevojë për paqe, siguri, stabilitet, sepse jo larg nesh zhvillohen luftime të mëdha dhe Europa është në shqetësim dhe ka dhënë urdhër për mobilizim të teknologjisë ushtarake. Më 8 maj duhet të fitojë forca që ka për mision anëtarësimin e vendit në BE si e mbyllëm me sukses anëtarësimin në NATO, që përfitojnë gjithë qytetarët”, tha Ahmeti.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Zejd Rexhepi: KSHZ, VMRO, LSDM dhe VLEN po tentojnë t’i marrin Frontit dy deputetë, me qëllim të mos jetë forca e dytë në shtet

    Zejd Rexhepi nga “Fronti Evropian” tha se sot KSHZ po tenton që të bëj inxhiniering së bashku me partitë...

    Lirohen çmimet e derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së...

    Kurti i troket në derë Edi Ramës, i kërkon ndihmë që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE

    Këshilltari i Kryeministrit Kurti Jeton Zulfaj në një intervistë për Euronews thotë se është interes i Kosovës dhe Shqipërisë...

    Ziberi për Siljanovskën: E shkeli me dy këmbë Kushtetutën! Fjalimi si për 8 Mars, nuk e përmendi Vjosa Osmanin pasi e kishte problem të...

    Arben Ziberi nga Fronti Europian adresoi kritika të shumta ndaj fjalimit të djeshëm të Gordana Siljanovska Davkovës në inaugurimin...