More

    Ali Ahmeti letër Koxias-it: Ia dolëm miku im

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i shkruan ish ministrit të Jashtëm grek Nikos Koxias :

    Përshëndetje i dashur Nikos,

    më në fund erdhi dita kur bashkarisht mund t’i gëzohemi një suksesi të përbashkët kaq të madh.

    Shpesh i rikujtoj takimet tona të shumta fort konstruktive, të hapura e të sinqerta, kur ndanim të njejtin qëllim, kishim të njejtat bindje, por edhe ne bashkonte i njejti optimizëm se mund t’ia arrijmë këtu.

    Fortunat dhe vranësirat nuk na largonin dot nga qëllimi i paracaktuar dhe u dëshmua që ishim në rrugën e duhur të historisë dhe që asnjëherë nuk e larguam përqëndrimin tonë nga qëllimi përfundimtar.

    I nderuar mik, ia dolëm.

    Të gjithë që dhanë kontribut në këtë vepër shekullore duhet t’janë krenar sepse ndërtuan vlerë civilizuese evropiane, kontribuan për paqë në tërë rajonin duke mundësuar stabilitet, siguri dhe një të ardhme.

    Dua të të përgëzoj për guximin dhe përkushtimin drejt arritjes dhe miratimit të marrëveshjes. Sot, rajoni jonë, Evropa juglindore, u gdhi në rrethana krejtësisht të reja gjeostrategjike dhe gjeopolitike, ato për të cilat punuam bashkarisht.

    Paç shëndetin mik, paç fatin dhe dua që ta dish se derën time do ta gjesh gjithëmonë të hapur pa patur nevojën që të trokasësh.

    Vlenë të theksohet se Ahmeti dhe Koxias kan pasur shumë takime biraterale për përpjekjen e gjetjes të një zgjidhje për çështjen e emrit./derveni.info

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Haradinaj takon Grenellin në SHBA, flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Kandidati për kryeminstër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell në kuadër të...

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...