Sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, kujtojmë me nderim dhe mall një nga figurat më emblematike të rezistencës sonë, Ilir Konushevcin. Kanë kaluar 27 vjet nga rënia e tij heroike, por koha nuk e zbeh dot kujtimin për të, as përkushtimin e tij ndaj lirisë dhe atdheut.
Iliri ishte më shumë se një bashkëluftëtar. Ai ishte simbol i guximit, i besimit në ideal dhe i vendosmërisë për një të ardhme më të drejtë për popullin tonë. Humbja e tij qe e rëndë për të gjithë ne, por trashëgimia që la pas është frymëzim i përhershëm.
Lavdi e përjetshme për Ilirin dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë!