Aksion kundër taksistëve dhe transportuesve të tjerë ilegalë në Shkup! Gjorgjievski: Do t’u konfiskohen automjetet dhe do të ketë gjoba

Kryetar i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski ka njoftuar se Inspektorati i Qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot ka nisur aksion kundër transportuesve ilegalë që veprojnë në Shkup, përcjell TV21. Gjorgjievski thotë se do t’u konfiskohen automjetet për 6 muaj dhe do të ketë gjoba për të gjithë ata që e kryejnë këtë veprimtari pa licencë adekuate.

 

“Ligji duhet të respektohet, rend do të ketë. Sot, Inspektorati i Qytetit të Shkupit ka nisur një aksion të fuqishëm për të vendosur rend në fushën e transportit publik. Transportuesit joformalë, taksitë, vetura, furgonë ose autobusët që për vite me radhë kanë punuar pa licencë, pa kontroll dhe jashtë të gjitha rregullave – po bëhen pjesë e së kaluarës. Këtë e kam paralajmëruar që kur kërkoja mbështetjen e qytetarëve të Shkupit, dhe sot po realizojmë këtë obligim. Qëllimi ynë është i qartë dhe i pakundërshtueshëm – të mbrohen qytetarët, të vendoset konkurrencë e drejtë dhe të respektohen ligjet që vlejnë për të gjithë. Me këtë aksion, automjetet që punojnë në mënyrë ilegale do të konfiskohen për një periudhë prej gjashtë muajsh, ndërsa Inspektorati do të shqiptojë gjoba me urdhërpagesë. Kjo është një masë konkrete me të cilën dërgojmë mesazh se kaosi dhe pa rregull nuk do të tolerohen”, ka shkruar mes tjerash Gjorgjievski.

Më të lexuara

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Bashkësia Islame: MERRET LEJA PËR NDËRTIMIN E OBJEKTIT TË RI ADMINISTRATIV PRANË KALASË SË SHKUPIT

NJË ARRITJE E RËNDËSISHME PËR BASHKËSINË FETARE ISLAME Pas shumë...

Shkollat e mesme në Shkup pajisen me makina të reja për pastrimin e dyshemeve

Shkollat e mesme në Shkup janë pajisur me makina...

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Arabia Saudite është renditur e para në botë në...

Një muaj paraburgim për Gjestin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit...

“Safe City” me funksion të ri nga dhjetori, kamerat do të regjistrojnë edhe parkimin e parregullt

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi “Safe City” pritet të...

Artikuj të ngjashëm