Sot (10.12.2025), zyrtarë policorë nga SPB Shkup – SP Bit Pazar, në hyrjen e Bit Pazarit në Shkup, kanë gjetur 2,141 copë mjete piroteknike, të vendosura në një tezgë të improvizuar. Mjetet piroteknike janë sekuestruar dhe po merren masa për identifikimin e personit që i ka shitur, pas së cilës do të parashtrohet kallëzim përkatës.
MPB njofton se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me masa dhe aktivitete për parandalimin e tregtisë ilegale me piroteknikë.
U bëhet apel qytetarëve që, nëse vërejnë persona që shesin mjete piroteknike, të raportojnë në stacionin policor ose në numrat 112 dhe 192.

