Aksident në Shkup, vdes motoçiklisti 19-vjeçar shqiptar

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën e Plastikave në Shkup, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë.

 

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat kanë ndërmarrë përpjekje për reanimimin e të riut 19 vjeçar i cili ka drejtuar motoçikletën dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Qytetit, raporton “Zyrtare”.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, vdekja e M.F. është konstatuar në orën 23:11.

Policia ka bllokuar pjesërisht segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti dhe ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Hetimet janë në vazhdim.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Po e tall që nga mbrëmë, Mozzik i përgjigjet Noizyt

Këngëtari i njohur Mozzik, i shoqëruar nga avokati i...

Artikuj të ngjashëm