Sonte në Qendrën Informative Kulturore -Shkup, poetja Ajla Hajdari promovoi librin me poezi “Shtegtim ëndrrash”. Ajla është e lindur në Kondovë më 1993, ndërsa ka nisur të merret me krijimtari letrare nga klasa e pestë e shkollimit fillor.
Ajo ka botuar pesë libra “Malet e përgjakura”, “Lumturia e një jetimi”, “Humbja dhe gjetja e vetes”, “Nuk e ndali zërin” dhe “Shtegtim ëndrrash”. Ndryshe, për rëndësinë e këtij libri me poezi folën poetët Fadil Curri, Zejnepe Rexhepi dhe Rexhep Bajrami, njofton Aktuale.mk.