E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Ahmeti takoi presidentin Begaj: E ardhmja e Shkupit dhe Tiranës është në BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Shkup takoi presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Shkup në kuadër të Procesit “Bërdo-Brioni”.

Marrëdhëniet bilaterale, integrimi europian, mbështetja e ndërsjellë si dhe procesi i ndryshimeve kushtetuese ishin pjesë e bisedës në takimin mes Ahmetit dhe Begajt.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë tashmë po realizojnë shumë projekte bashkë, përfshirë ato në sferën ekonomike dhe infrastrukturore si porti i Thatë në Strugë, kontrolloi përbashkët kufitar, hekurudha që do të lidhë dy vendet si dhe Korridori i 8-të.

“Rruga e integrimit europian që po e ecën Shkupi me Tiranën është vlerësuar me rëndësi të veçantë. Dy vendet tona kanë nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa mbështetja e ndërsjellë është më se e domosdoshme në këtë proces kyç. Procesi i ndryshimeve kushtetuese gjithashtu ka qenë pjesë e bisedës në këtë takim, ku kryetari Ahmeti e ka informuar presidentin Begaj për gjithë ecurinë dhe iniciativat deri më tani përfshirë edhe formimin e frontit europian.”- u tha gjatë takimit të përbashkët.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads