Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në Akademinë solemne në Shkup në fjalimin e tij ka thënë se periudha deri tek shpallja e pavarësisë dhe flamuri kombëtar, mbajtën gjallë shpirtin dhe palcën e kombit.
“Historia e jonë e bujshme e lavdishme nuk u mposht, nuk u harrua nga bijtë, bijat e veta, tani ndryshimet i bëmë vetë, luftën e bëmë vetë, u jemi mirënjohës miqve tanë ndërkombëtarë, NATO-s, BE-së SHBA-së për ndihmën e përkrahjen për të drejtën e mohuar me shekuj për ne shqiptarët, ne fituam luftën për liri dhe në diplomaci dhe politikë, tani përgjegjës për të ardhmen jemi ne shqiptarët sesi do i drejtojmë gjërat”, ka thënë Ahmeti, raporton Medial.mk.
Sipas tij, Skënderbeu dhe periudha e tij, flamuri kombëtar, Rilindja kombëtare, Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, dëshmorët e kombit, të burgosurit politik, luftëtarët e lirisë dhe UÇK- ja e Kosovës bashkë me dy të bijat UÇK-në dhe Ushtrinë e Medvegjës e Bujanovcit, kanë qenë dhe do të jenë faqet më të goditura nga qarqet antishqiptare, sepse që nga Skënderbeu, periudha e tij deri tek shpallja e pavarësisë dhe flamuri kombëtar mbajtën gjallë shpirtin dhe palcën e kombit.