More

    Ahmeti nga Tetova: E dinë të gjithë dhe duhet ta pranojnë se s’ka Maqedoni pa shqiptarët!

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Forumi Rinor i BDI-së, Dega Tetovë, me rastin e fillimit të procesit zgjedhor të kësaj dege.

    Ahmeti para rinistëve tetovarë përmendi të arriturat e BDI-së ndër vite teksa tha se tashmë pika kulminante e cila thyen të gjitha tabutë shoqërore është zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptarë.

    Ndër të tjera Ahmeti tha se BDI është forcë politike e pandalshmë e cila nuk diskuton nëse do te jetë fituese e zgjedhjeve ose jo, por diskutohet se sa e thellë do të jetë fitorja bindëse e këtij subjekti politik.

    “Kur folëm për kryeministrin shqiptar, ca njerëz nuk më besuan. E drejta e tyre të mos besojnë, mirëpo unë gjithmonë shquhem si njeri që besoj dhe jam optimist. Kur është mosbesues e mban gjithmonë kokën prapa dhe duke parë prapa thyen qafën. Unë e thash edhe te Bledi Fevziu, jo qe do besoj por edhe do bëhet. Kur flas për BDI, flas për të arriturat që na bëjnë të gjithëvë krenar. Kur shkoj në UT më kujtohet objekti i vjetër, kur hy brenda takoj studentë nga të gjitha vendet shqiptare, mua dikur UDB-a më ka dërmuar se përse kërkonim universitet në gjuhën shqipe në Shkup, ndërsa tani kemi universitetet shqip. Ne kurrë nuk kerkonim dhunë, por kërkonim laps e fletore të shkruajmë e studiojmë. Dikur na frikësonin me dhunë, më polici, por sot kemi polic shqiptarë që na përfaqësojnë denjësisht me uniformat e tyre, kemi mësim shqip, flasim e mbajmë oganizime në gjuhën tonë. Maqedonasit duhet ta kuptojnë që s’ka Maqedoni pa shqiptarë, ne jemi zot në shtëpinë tonë e jo qiraxhinjë. Dikur ishte tabu që të kemi ministra, kryetar kuvendi e drejtora shqiptarë, sot i kemi dhe janë thyer tabutë shoqërore. BDI nuk diskuton më se a do të jemi fitues, mirëpo se sa e thellë do të jetë fitorja?!”, deklaroi Ahmeti.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...