More

    Ahmeti i përgjigjet Mickoskit për “emisarët”: Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal puthadorë

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti po i dërgon emisarë për të krijuar bashkërisht qeverinë, siç tha Mickoski, pa kushte, përcjell TV21. Kreu i integristëve për këto deklarata në Dibër tha se në politikë ka hyrë si kryengritës dhe se nuk do të dalë si puthadorë.

    Në lidhje me: Mickoski: Ali Ahmeti dërgon emisarë dhe dëshiron të hyjë në qeveri pa kushte

    “Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal puthadorë, të merremi vesh. Mua për 22 vjet më ka votuar populli, mua në politikë pas demobilizimit dhe konsultave që kam pasur me dy drejtues shqiptarë, Arben Xhaferin dhe Imer Imerin, të dy më kanë thënë, hy në politikë, bëje shtëpinë tënde, dhe unë e bëra, dhe tash Kristijan unë kam bërë Frontin, bashkë me bashkë drejtuesit që drejtojnë partitë politike shqiptare në vend këtu, por që këtë Front, Krisitjan, e ka bërë më të pathyeshëm edhe kyçja e komuniteteve që ju i nënçmoni, i përbuzni”, deklaroi Ahmeti./tv21.tv

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

     Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut është e gatshme që t’ju ndihmojë kompanive vendore të cilat duhet maksimalisht të...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare,...

    Shkup: Digjet vetura e drejtorit të burgut të Idrizovës

    MPB njofton se mbrëmë është djegur vetura zyrtare e drejtorit të burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski. “Me datë 15.05.2024 rreth...

    Blerand Ramadani zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm i ASh-së

    Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët...