More

    Ahmeti: BDI-ja nuk do të shuhet

    Dega e BDI-së – Çair ka prezantuar sot projektet e sekretariateve për sfera të ndryshme shoqërore, ngjarje në të cilën ishte pjesëmarrës dhe kryetari i partisë, Ali Ahmeti.

    Ahmeti përgezoi të gjithë kontribuesit në përpilimin e kërkesave dhe realizimin e ideve, teksa tha se pavarësisht sulmeve që po bëhen ndaj BDI-së, kjo parti do të mbijetojë.

    Ahmeti shtoi se BDI ka themelet në gjakun e dëshmorëve, ndaj është organizatë politike e cila nuk shuhet asnjëherë.

    “Kënaqesi jashtëzakonshme që sot mora pjesë këtu në promovimin e sekretariateve dhe projekteve madhore të idejuara nga ta. Po vini nga Këshilla Vendor me emra të mëdhenjë, ndaj nismën e keni që të realizoni dhe projekte me ideale të mëdha. BDI është lëvizje e fortë, që nga themelimi përpjektet janë bërë për ta zhbë, mirëpo kam thënë se kjo organizatë nuk shuhet! BDI themelet i ka tek gjaku i idealistave dhe tek misionarët e kombit, ndaj mos u shqetësoni se çka flasin, na marrshin pleshtat sepse BDI është i etabluar dhe organizuar siç duhet, me profesionistë të dëshmuar. BDI ka nisur tashmë dhe iniciativën e Frontit për BE, sepse përpara vetes kemi sfida të rëndësishme, ndaj BDI nuk do ndasi, por bashkëpunim dhe së bashku të ecim përpara drejt një ardhmërie më të mirë. BDI përkrah avancime dhe progress dhe e tillë do mbetet gjithmonë”, deklaroi Ahmeti.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    [quads id=5]

    [quads id=4]

    spot_img

    Të fundit

    Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

    Parlamenti i Danimarkës ka miratuar ligj që ndalon “sjelljen e papërshtatshme” ndaj librave fetarë. Ligji njihet gjerësisht në vend...

    Rrahje në burgun e Idrizovës

    Më datë 06.12.2023 në ora 16.00 në SPB Shkup, nga IEVP Burgu Idrizovë, është raportuar se më datë 05.12.2023...

    Vauçerë për vizitë të vendeve turistike në Maqedoni- masa e re për mbështetje të studentëve

    Masa e Ministrisë së Ekonomisë për vauçerët për mbështetje të turizmit vendor që ishte destinuar për punëtorët me të...

    Ziberi: Disa institucione kanë punësuar vetëm maqedonas, disa vetëm shqiptarë

    Avokati i popullit, Naser Ziberi,  duke prezantuar Raportit  për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe...
    spot_img
    WordPress Ads