More

    Abu Mohammed al-Jolani zotohet të mbyllë burgjet famëkeqe të Asadit

    Forcat rebele siriane kanë thënë se planifikojnë të mbyllin burgjet famëkeqe të regjimit të Bashar al-Asad dhe të dënojnë ata që janë përfshirë në vrasjen dhe torturimin e të burgosurve. Udhëheqësi rebel Ahmed al-Sharaa, i njohur gjithashtu si Abu Mohammed al-Jolani, tha gjithashtu se do të shpërndante forcat e sigurisë të regjimit të mëparshëm.

    “Ne do t’i ndjekim ata në Siri dhe do t’i vendosim para drejtësisë,” tha ai.

    Me mijëra të burgosur janë liruar nga burgu Saydnaya, i etiketuar edhe si një “thertore njerëzore” nga grupet e të drejtave të njeriut. Pothuajse 60,000 njerëz u torturuan dhe u vranë në burgjet e drejtuara nga Asad, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

    Grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), udhëhoqi fraksionet rebele siriane në një ofensivë të rrufeshme që rrëzoi sundimin 54-vjeçar të dinastisë Asad.

     

    Asad u largua në Rusi me familjen e tij ku kanë marrë azil, pasi rebelët rrëzuan regjimin.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Murtezani: Nga pala bullgare kanë ardhur mesazhe se janë të gatshëm për dialog

    Përfaqësuesi i Bullgarisë në Grupin punues për zgjerim të BE-së më tha se pala bullgare është e gatshme për...

    Kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi, Policia: I kemi gjetur pushkë automatike AK-47

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj shkupjanit 20 vjeç E.V. nga Shkupi,...

    Dy herë në ditë do të mund të udhëtoni me tren në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas, udhëtimi zgjat rreth 40 minuta

    Rikthehet linja e trenit nga Shkupi për në Kumanovë. Ky relacion do të udhëtohet për 41 minuta, ndërsa treni...

    Fronti Europian kërkon zgjedhje të parakohshme! Bexheti: VLEN të frikësuar, shërbëtorë ishin dhe të tillë mbesin!

    Fronti Evropian kërkon zgjedhje të parakoshme parlamentare. Sipas Blerim Bexhetit nga BDI nëse nuk mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare...