More

    A po ulet Besa në prehër të Vmro-së

    Pas formimit të qeverisë mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, Lëvizja BESA u rreshtua në opozitë bashkë me VMRO-në dhe PDSH-në.

    Në një foto të shkrepur bashkë deputeti i VMRO-së, Ilija DImovski  dhe ai i BESËS, Afrim Gashi nga Brukseli siç duket japin sinjalin e parë të një bashkëpunimi opozitarë mes VMRO-së dhe BESË-s.

    Vlen të theksohet se BESA që nga formimi i qeverisë ishte në një vijë me VMRO-në, ajo nuk e votoi krye parlamentarin shqiptarë Talat Xhaferin, nuk e votoi as qeverinë reformatore të LSDM-së, nuk votoi as ministrat e as zv.ministrat e rinj.

    Njohësit e çështjeve politike në vend theksojnë se BESA ndoshta do të bojkotojë edhe seancën kur do të votohet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

    Ndryshe BESA siç thuhet jo zyrtarisht deri tani do të ketë bashkëpunim me VMRO-në edhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në mesin e muajt tetor./TetovaSot/

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me reshje të përkohshme të dëborës. Do...

    Shqipëria dhe Mali i Zi favorite për BE! KOS: Maqedonia e Veriut mbetet ta ndryshojë Kushtetutën

    Do të bëjë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos jenë pjesë e procesit të negociatave, por kjo tashmë po...

    Takim i Ministrit Murtezani me Ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së...

    Zjarr në Poliklinikën e Çairit

    Me datë 13 Janar, 2025 në ora 07:35 në SPB Shkup, Poliklinika Çair ka raportuar se në njërën nga...