E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Nga mesnata çmime më të larta të derivateve të naftës

Derivatet e naftës prej sonte në mesnatë rriten prej gjysmë deri në një denarë e gjysmë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator, çmimi i Eurosuper BS-98 rritet për 0,50 denarë për një litër dhe çmimi i ri i tij do të jetë 63,50 denarë për një litër.

Për një denar më shtrenjtë do të shitet Eurosuper BS-95 dhe Vaji ekstra i lehtë. Kështu, çmimi me pakicë i Eurosuper BS-95 do të jetë 62 den/lit ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri 48,50 den/lit.

Dizeli rritet për 1,50 den/lit në raport me çmimin e përcaktuar para dy javësh që do të thotë se nga mesnata çmimi i ri i dizelit do të jetë 60 den/lit.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 1,599 den/kg dhe do të jetë 31,121 den/kg.

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës i referohet çmimit të rritur të naftës së papërpunuar në tregjet botërore dhe kursit më të lartë të denarit në raport me dollarin gjatë periudhës së kaluar 14-ditëshe.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads