Salla e sportit në Saraj do të kushtojë 40 milion denarë, gati për vitin shkollor 2019/2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e Komunës së Sarajit dhe të Qytetit të Shkupit sot shënuan fillimin e aktiviteteve për ndërtimin e sallës së re të sportit – që është në përbërje të Shkollës së Mesme “Saraj”.

Salla e sportit do të kushtojë 40 milionë denarë, është financim i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Bankës për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës.

Ministri Ademi premtoi se salla do të duhet të përfundojë deri në fillim të vitit të ardhshëm shkollor – 2018/19, ka për qëllim të avancojë kushtet infrastrukturore për realizimin e suksesshëm të procesit edukativo-arsimor dhe të aktiviteteve sportive të klubeve të sportit në komunën e Sarajit.

“Kjo sallë sporti do t’i përmbushë të gjitha standardet bashkëkohore për cilësi, si nga aspekti i materialit ndërtimor, po ashtu edhe nga aspekti i sporteve që do të mund të realizohen, si fusboll i vogël, hendboll, basketboll, volejboll, gjimnastikë, pingpong – për të cilat do të vendoset pajisje adekuate dhe rekuizita sportive”, theksoi ministri Ademi, duke shtuar se ky objekt do të ketë sipërfaqe prej 1300 metra katrorë, me dhoma veshjeje, hapësira për rekuizita, hapësira/zyra për mësuesit, tualete dhe tribuna me kapacitet prej 500 karrigeve.

Ndërtimi i sallës së sportit në Saraj është në kuadër të projektit për ndërtimin e 145 sallave të sportit nëpër shkolla.

Ministri Ademi tha se në rrjedhë e sipër është ndërtimi i sallës së sportit të shkollës fillore në fshatin Gllumovë.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) organizon sot ankand...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

Artikuj të ngjashëm