E premte, 9 Maj, 2025
20.8 C
Skopje

Burg për jetë për “Kasapin e Bosnjes”, Gjykata e Hages jep vendimin

Ratko Mlladiç shpallet fajtor për krime lufte. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm sot nga Gjykata e Hages.

Më herët ai u nxor jashtë sallës ku pritet të jepet vendimi për akuzat e tij për krime lufte. Ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës i bërtiti gjyqtarit i cili po lexonte vendimin.

Dëbimi i tij ndodhi pasi gjykatësi refuzoi një kërkesë nga avokati i tij për të shtyrë seancën për arsye shëndetësore.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiç është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.

Mlladiç mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Vendimi për Mlladiçin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiç, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.

Mlladiç i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads