Rruga para fshatit Skaçkovc, në drejtim të Sveti Nikollës, është e mbyllur për qarkullim pasi një kamion ka rrëshqitur dhe ka përfunduar tërthorazi në rrugë.
Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet kamioni që ka bllokuar rrugën, për shkak të të cilit qarkullimi është ndërprerë plotësisht.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për shkaqet e ngjarjes, e as nëse ka persona të lënduar.
Supozohet se reshjet e borës dhe rruga e rrëshqitshme kanë ndikuar në rrëshqitjen e automjetit të rëndë.

