Skandal në Ndërmarrjen e Transportit Publik në Shkup: Punonjësit kapen duke vjedhur naftë në garazhet e ndërmarrjes

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se punonjës të Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) janë kapur në flagrancë duke vjedhur sasi të konsiderueshme nafte nga garazhet e ndërmarrjes në Gjorçe Petrov.

 

Sipas njoftimit të Gjorgjievskit, rasti është zbuluar mbrëmjen e kaluar nga kontrolli i brendshëm i NTP-së, i cili ka konstatuar punonjësit gjatë marrjes së naftës nga depot e ndërmarrjes.

 

Menjëherë është njoftuar policia, ndërsa kryetari i Shkupit ka bërë të ditur se punonjësit e përfshirë do të largohen nga puna.

 

Ai pret që Prokuroria Publike të hapë procedurë dhe që secili person për të cilin vërtetohet përgjegjësia të përballet me ligjin.

 

“Çdo litër naftë në ato garazhe është paguar me paratë tuaja, që autobusët e NTP-së t’ju çojnë në punë, në shkollë dhe në shtëpi”, ka deklaruar Gjorgjievski.

 

Ai ka theksuar se detyrimi i tij është të mbrojë paratë publike dhe se, sipas tij, kushdo që i keqpërdor ato do të sanksionohet pa përjashtim.

 

“Vetëm me veprim të vendosur kundër korrupsionit mund të luftojmë ata që e shkatërrojnë Shkupin tonë”, ka shkruar Gjorgjievski.

 

Deri më tani nuk janë bërë publike identitetet e punonjësve të dyshuar dhe as detaje për sasinë e naftës së përfshirë në rast.

Më të lexuara

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm