Më 13.11.2026, në ora 14:40, në një shkollë të mesme në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, në prani të prindit dhe pedagogut të shkollës, kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Tetova, sepse gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zoraki 918-G” kalibri 9 mm dhe një karikator. I mituri është mbajtur në stacionin policor, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

