Kosova kthen 12 tonë produkte të qumështit nga fabrika e Tetovës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës ka ndaluar hyrjen e dy ngarkesave me gjithsej 12.268 kilogramë produkte ushqimore të prodhuara nga fabrika AD MLEKARA TETOVO.Ngarkesat, të importuara nga kompania “VIZIONI M.Z.I.I” nga Graçanica, janë ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit dhe janë kthyer në Maqedoninë e Veriut.

 

Sipas AUV-së, vendimi për ndalimin e importit është marrë më 6 nëntor, pas shkeljeve të përsëritura të standardeve të sigurisë ushqimore dhe higjienës gjatë prodhimit.

 

Arsyet përfshijnë edhe rezultate të pakënaqshme laboratorike në ngarkesat e mëparshme, ku është konstatuar prania e bakterit Escherichia coli mbi kufijtë e lejuar.

AUV ka bërë të ditur se fabrika është larguar nga lista e prodhuesve të aprovuar për eksport në Kosovë. Ndërkohë, do të vazhdojnë kontrollet për identifikimin e produkteve të mundshme jokonforme që janë importuar më herët.

Asnjëra nga dy ngarkesat e fundit nuk është lejuar të hyjë në tregun e Kosovës.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm