“Mos lejoni me u përsëritë” – Haradinaj sërish flet për vizitën e Listës Studentore Serbe në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ramush Haradinaj ka folur në seancën e sotme për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore Serbe në Kosovë, duke thënë se vizitat e politikanëve nga Serbia duhet të trajtohen me protokoll dhe dhënia e lejeve duhet të bëhet me kritire të qarta, raporton Gazeta Online Veriu.info.

 

Ai ka thënë se herën tjetër do të kërkojnë përgjegjës nga kushdo që bën lëshime që s’e ka kryer punën e vet në rast të këtyre vizitave.

 

‘’Vizita e politikanëve nga Serbia në Kosovë, duhet të trajtohet me protokoll vizitave dhe dhënia e lejeve duhet të bëhet me kritere të qarta. Vizitat duhet të monitorohen, në rast se gjatë këtyre vizitave ndodh shkelje ose cenim i rendit kushtetues, apo dërgohen porosi për qarqe të urrejtjes kundër rendit kushtetues, duhet të zbatohet ligji i Kosovës. Dola në këtë foltore se herën tjetër do të kërkojmë përgjegjësi nga kushdo që ka bë lëshime dhe nga kushdo cilado instancë që s’e ka kry punën e vet në rast të këtyre vizitave, do të adresojmë të kjo adresë. Ju lutem, mos lejoni me na u përsërit kjo një herë tjetër’’, ka thënë Haradinaj./Veriu.info/

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm