MPB-ja pjesë e operacionit ndërkombëtar për shkatërrimin e rrjetit kriminal të mashtrimeve me investime online

Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Byrosë për Siguri Publike, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, mori pjesë në një operacion të koordinuar ndërkombëtar, i cili kishte për qëllim shkatërrimin e një rrjeti kriminal transnacional të përfshirë në mashtrime të organizuara me investime përmes internetit.

 

 

Operacioni u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe gjyqësor, me mbështetjen dhe koordinimin e Europolit dhe Eurojust-it, ndërsa në të morën pjesë organet kompetente nga Gjermania, Qiproja, Finlanda, Shqipëria, Izraeli, Kosova dhe Maqedonia.

 

Si rezultat i aktiviteteve të koordinuara, në vende të ndryshme janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, janë kryer bastisje në 17 lokacione dhe janë sekuestruar më shumë se 100 serverë, si dhe prova dhe pajisje të tjera elektronike që lidhen me aktivitetet kriminale.

 

Sipas të dhënave të deritanishme, dëmi financiar i konstatuar tejkalon katër milionë euro, ndërsa viktima të mundshme janë identifikuar në të paktën 50 shtete.

 

Pjesëmarrja në këtë operacion ndërkombëtar përbën edhe një konfirmim të kontributit aktiv të Ministrisë së Punëve të Brendshme në përpjekjet e përbashkëta për zbulimin dhe shtypjen e krimit të organizuar, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm