Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

Ekipi Medial i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se nga sot do të rifillojë publikimet në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale Facebook dhe X.

 

Përmes këtyre platformave do të publikohet material arkivor që dokumenton veprimtarinë politike dhe institucionale të Hashim Thaçit gjatë rrugëtimit të tij politik, ushtrimit të funksioneve si Kryeministër, President i Republikës së Kosovës, deri në përfundim të mandatit presidencial në vitin 2020.

 

Postimet do të përmbajnë fotografi, video, dokumente dhe materiale të tjera historike, që pasqyrojnë aktivitetet zyrtare, takimet shtetërore dhe ndërkombëtare, fjalimet, deklaratat, vizitat, nismat institucionale dhe momentet e rëndësishme të kësaj periudhe.

 

Sipas njoftimit të Ekipit Medial, publikimet do të përqendrohen kryesisht në veprimtarinë e Hashim Thaçit, pa përfshirë komente, interpretime apo qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale politike.

 

Profilet zyrtare në Facebook dhe X do të administrohen nga Ekipi Medial i Presidentit Hashim Thaçi, i cili do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen, përgatitjen dhe publikimin e materialeve.

 

Në njoftim thuhet se këto platforma synojnë të shërbejnë si një arkiv publik për dokumentimin dhe ruajtjen e materialeve që lidhen me një periudhë të rëndësishme të historisë politike dhe institucionale të Republikës së Kosovës. (Insajderi)

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm