ALTA Banka mbyll të gjitha degët bankare për klientët

Alta Banka në Manastir ka njoftuar se nga sot ndërpret përkohësisht shërbimet në degët e saj, deri në një njoftim të radhës. Ndërkohë, mbetet në fuqi edhe kufizimi për përdorimin e mjeteve përmes kartelave bankare, me një limit prej 10.000 denarësh në javë.

 

Nga banka bëjnë të ditur se këto masa janë parandaluese dhe kanë për qëllim mbrojtjen e mjeteve dhe interesave të klientëve. Megjithatë, ende nuk ka një informacion se kur degët do të rihapen.

 

Ndërkohë, pas vendosjes së administrimit të përkohshëm nga Banka Popullore, guvernatori Trajko Sllaveski u ka bërë thirrje qytetarëve dhe kompanive që kanë kredi në Alta Banka AD Manastir që të vazhdojnë t’i përmbushin me kohë detyrimet e tyre financiare.

 

Sipas autoriteteve, masat synojnë mbrojtjen e pasurisë së bankës dhe interesave të depozituesve.

 

Vendosja e administrimit të përkohshëm nuk nënkupton ndërprerjen e detyrimeve kreditore. Banka vazhdon të funksionojë nën drejtimin e përkohshëm të personave të emëruar nga Banka Popullore.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm