Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të rastit, lokalisht më intensive me reshje mbi 15 litra për metër katror. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja nga 12 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup, gjithashtu do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 16 gradë.
Sipas njoftimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri nesër do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe më ftohtë me reshje të rastit. Lokalisht, reshjet do të jenë më intensive me reshje mbi 20 litra për metër katror, veçanërisht nesër. Nga e mërkura deri në fillim të fundjavës, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës, të cilat gradualisht do të ulen drejt të shtunës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë lumit Vardar.

