Albulena Haxhiu në vizitë zyrtare në Shkup, takime me krerët e institucioneve shtetërore

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvillon sot, më 27 tetor, vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me një agjendë që përfshin takime me drejtuesit e institucioneve më të larta shtetërore.

 

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Afrim Gashi. Pas pritjes është paraparë një takim bilateral ndërmjet dy kryeparlamentarëve.

 

Në kuadër të qëndrimit në Shkup, kryeparlamentarja kosovare do të takohet edhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski. Agjenda përfshin kështu takime në nivel parlamentar, presidencial dhe qeveritar.

 

Pjesë e programit janë edhe takimet me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, si dhe një vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor. Në njoftimin paraprak nuk janë dhënë hollësi për temat konkrete të bisedimeve apo për ndonjë marrëveshje që mund të nënshkruhet.

 

Ndërkohë, për shkak të vizitës së delegacionit kosovar, në zonën qendrore të Shkupit është paralajmëruar regjim i posaçëm i komunikacionit. Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë udhëzimet dhe urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë zbatimit të masave.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm