Anketa e re: VMRO-DPMNE në epërsi, BDI dhe VLEN me nga 4,2%

VMRO-DPMNE-ja ka mbështetje dukshëm më të lartë se LSDM-ja, ndërsa Hristijan Mickoski gëzon besim shumë më të madh se Venko Filipçe. Këto janë rezultatet e anketës së fundit të MKD.mk, të realizuar nga agjencia Market Vision nga 11 deri më 27 shtator, me 1.200 të anketuar.

Në pyetjen se për cilën parti do të votonin në zgjedhjet e ardhshme, 19,3 për qind janë përgjigjur se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, ndërsa 5,6 për qind për LSDM-në.

BDI-ja dhe VLEN-i kanë marrë nga 4,2 për qind të mbështetjes. Ndërkaq, 4 për qind e të anketuarve që kanë përcaktuar zgjedhjen e tyre kanë deklaruar se do të votonin për Levicën, ndërsa 1 për qind për ZNAM-in.

Anketa tregon gjithashtu se 41 për qind e të anketuarve nuk do të votojnë, janë të pavendosur ose nuk dëshirojnë të përgjigjen.

 

Edhe te liderët politikë, dallimi është i madh. Hristijan Mickoski ka besimin e 20,4 për qind të të anketuarve, ndërsa Venko Filipçe i 3,8 për qind.

 

Ali Ahmeti gëzon besimin e 3,7 për qind të të anketuarve, Dimitar Apasiev i 3,4 për qind dhe Izet Mexhiti i 2,6 për qind.

 

Ndërkohë, 44,1 për qind deklarojnë se nuk kanë besim te asnjë lider politik, ndërsa 12,5 për qind nuk kanë dashur të përgjigjen.

 

Edhe anketa e realizuar në qershor kishte treguar epërsi të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit ndaj LSDM-së dhe Filipçes.

 

Anketa është realizuar përmes telefonit, me një mostër prej 1.200 të anketuarish. Marzhi i gabimit statistikor është 3 për qind, ndërsa intervali i besueshmërisë 95 për qind. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë dhe përfshin rajone, grupmosha, gjini dhe përkatësi të ndryshme etnike.b

h

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm