Artan Grubi kërkon të marrë pasaportën, ofron 335.707 euro garanci

Artan Grubi ka ofruar 335.707 euro garanci me qëllim të heqjes së masës shtesë të kujdesit, kanë bërë të ditur nga gjykata penale. Ata thonë se mbrojtja e Grubit i cili akuzohet në çështjen lidhur me Lotarinë Shtetërore ka ofruar pasuri të paluajtshme, si garanci. Nga Gjykata informojnë se ndaj të pandehurit, përveç arrestit shtëpiak, është caktuar edhe masa e sekuestrimit të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit, si dhe ndalimi i lëshimit të pasaportës apo dokumenteve të tjera për kalimin e kufirit shtetëror.

GJYKATA PENALE

“Mbrojtja propozon që kjo masë të hiqet dhe të zëvendësohet me garanci, në përputhje me nenin 150 të Ligjit për Procedurën Penale. Si garanci është ofruar një pasuri e paluajtshme me vlerë prej 335.707 eurosh, me arsyetimin se në këtë mënyrë i pandehuri do të jetë i disponueshëm për organet e ndjekjes gjatë zhvillimit të procedurës penale”.

Gjykata Themelore Penale sqaron gjithashtu se aktakuza mbi bazën e së cilës është regjistruar çështja është dorëzuar më 13 gusht 2026. Në përputhje me nenin 470 të Ligjit për Procedurën Penale, paraburgimi mund të zgjasë më së shumti 60 ditë nga dita e dorëzimit të aktakuzës. Kjo do të thotë se masa e arrestit shtëpiak për Artan Grubin, sipas gjykatës, në bazë të ligjit skadon më 13 tetor 2026. Masa shtesë e sigurimit, përkatësisht sekuestrimi i dokumentit të udhëtimit dhe ndalimi i lëshimit të dokumenteve për kalimin e kufirit, vazhdon të jetë në fuqi edhe pas skadimit të këtyre 60 ditëve. /SHENJA/

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm