Dejan Jovanov mbetet në paraburgim, transferohet në Shutkë për hetimin e ri për ryshfet

Gjykata Penale në Shkup i ka caktuar 30 ditë paraburgim Dejan Jovanovit – Deko, i akuzuari i parë në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, këtë herë në kuadër të një hetimi të ri për dhënie ryshfeti.

Paraburgimi aktual për rastin “Puls” përfundon më 3 tetor, kur skadon afati ligjor njëvjeçar. Megjithatë, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur hetim të ri ndaj Jovanovit, nën dyshimin se ka dhënë ryshfet për sigurimin e licencës, ndonëse objekti dyshohet se nuk i plotësonte kushtet.

Gjykata e arsyetoi masën e re me rrezikun e arratisjes dhe mundësinë e ndikimit mbi dëshmitarët.

Nga 3 tetori, Jovanov do të transferohet nga Burgu i Kumanovës në Burgun “Shkup” në Shutkë, ku do ta vuajë masën e re të paraburgimit.

Mbrojtja ndërkohë ka tërhequr propozimin për garanci prej rreth 200 mijë eurosh në pasuri të paluajtshme.

Burimi: plusinfo.mk/Gjykata Penale / Prokuroria Publike

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm