Një defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën që lidh fshatin Llokë me Krushopekun po vazhdon prej rreth një muaji, ndërsa uji rrjedh vazhdimisht në rrugë.
Sipas banorëve, për problemin janë njoftuar disa herë shërbimet përgjegjëse Ujësjellësit, por deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje për sanimin e defektit.
Rrjedhja e pandërprerë e ujit ka nisur të dëmtojë edhe asfaltin, duke krijuar shqetësim për banorët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.
Banorët e Komunës së Sarajit kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt dhe të riparojnë defektin, në mënyrë që të parandalohet dëmtimi i mëtejshëm i rrugës.
Ata theksojnë se shërbimet e ujësjellësit paguhen rregullisht dhe kërkojnë që defektet në rrjet të trajtohen në kohë.

