Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në polici se është mashtruar për 338.250 denarë, pasi kishte dhënë para për ndërtimin e një shtëpie, ndërsa më pas nuk kishte mundur të kontaktonte më me personin që duhej të kryente punimet.

Sipas denoncimit, në dhjetor të vitit 2025, ai kishte arritur një marrëveshje verbale me një person me inicialet B.R. nga Matka e Epërme, i cili ishte zotuar t’ia ndërtonte shtëpinë kundrejt një shume të përcaktuar paraprakisht.

46-vjeçari i kishte dorëzuar një pjesë të parave të dakorduara, por pas kësaj, sipas tij, mjeshtri nuk ishte më i arritshëm.

Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për ta gjetur dhe kontaktuar, burri dyshoi se ishte mashtruar dhe rastin e denoncoi në polici.

 

Autoritetet kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa identiteti dhe përgjegjësia eventuale e personit të denoncuar do të përcaktohen gjatë procedurës së mëtejshme.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm