Self kritikon Hagën, ka një koment për vendimin e të mërkurës

Kongresmeni amerikan Keith Self ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, duke shprehur shqetësimin se vendimet e institucioneve të drejtësisë mund të ndikohen nga, siç e quan ai, “paragjykimet politike”.

 

Përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, Self e cilësoi rajonin e Ballkanit si një “fuçi baruti”, duke paralajmëruar se regjimet shtypëse mund të kenë interes të nxisin ndarjet dhe tensionet në vend që të kontribuojnë në pajtim.

 

Reagimi i plotë:

 

Një temë e vazhdueshme që po del nga Haga duket se është lejimi i paragjykimeve politike për të ndikuar në vendimet e tyre.

 

Shpresoj që një paragjykim i tillë të mos shfaqet këtë javë kur të jepet një vendim në gjyqin e Hashim Thaçit dhe tre civilëve shqiptarë që luftuan për pavarësi nga vitet e shtypjes serbe.

 

Ballkani është një kuti baruti në një rajon ku regjimet shtypëse nuk do të donin asgjë më shumë sesa të nxisin flakët e përçarjes sesa të punojnë drejt pajtimit./Indeksonline/

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm