VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet Osmanit: As që na shkon ndërmend të bisedojmë me ty për tema serioze, nuk ka pasur asnjë komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme

Nga VMRO-DPME mohojnë se kanë komunikuar me Bashkimin Demokratik për Integrim për zgjedhje të parakohshme paralmentare, përcjell TV21.

“Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme. E aq më pak na shkon ndërmend të komunikojmë me Bujar Osmanin për tema kaq serioze. Bujari, duket se mes dy temave nacionaliste dhe të trilluara, po shpik sërish një mënyrë për të qenë aktual”, thonë nga VMRO-DPMNE për TV21.

Ky reagim i VMRO-DPMNE-së vjen pas deklaratave të nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani në “Click Plus” të TV21, i cili tha se janë të gatshëm për zgjedhje se kji i është komunikuar VMRO-së.

“Normalisht në forma të ndryshme është komunikuar edhe te ata. Nuk ndonjë rezistencë të madhe në këtë drejtim dhe ne jemi në pritje se diku në pranverë të vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe po i bëjmë përgatitjet në këtë drejtim”, tha Osmani./tv21.tv

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm