Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje shiu të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë nga 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 38 gradë.
Sipas DPHM-së, nga fillimi i javës së re të punës deri në fillim të fundjavës do të mbizotërojë mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale, e cila do të jetë më e theksuar të mërkurën dhe të enjten.

