Toshkovski: „Safe City“ nis të gjobitë edhe motoçikletat

Sistemi „Qyteti i Sigurt“ që nga dje ka nisur të detektojë automatikisht edhe motoçikletat që lëvizin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar. Të dhënat e para për motoçiklistët e regjistruar dhe të gjobitur priten deri në fund të ditës, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në emisionin „Tema e Ditës“ në TV Sitel.

 

Toshkovski tha se është gjetur një zgjidhje teknike që mundëson regjistrimin automatik të shkeljeve të bëra nga motoçiklistët në territorin ku është implementuar sistemi.

„Le të mos befasohen ata që shtiren si motoçiklistë dhe nuk i respektojnë rregullat, pasi do të jenë subjekt i sanksioneve nga sistemi ‘Qyteti i Sigurt’“, paralajmëroi Toshkovski.

 

Sipas autoriteteve, qëllimi kryesor i kësaj mase është mbrojtja e vetë motoçiklistëve, por edhe e pjesëmarrësve të tjerë të ndërgjegjshëm në komunikacion.

 

Për momentin, sanksionimi automatik i motoçiklistëve ka të bëjë me shkeljet për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

Autoritetet presin që gjatë ditës së sotme të kenë të dhënat e para zyrtare për numrin e motoçiklistëve të regjistruar dhe të sanksionuar përmes sistemit „Qyteti i Sigurt“

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm