Moti sot paradite do të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa pasdire vende-vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë të stuhisë me reshje intensive të rrëmbyeshme të shiut, erë të fuqishme dhe kushte për breshër. Kushte më të dobëta për stuhi afatshkurte do të ketë edhe nesër pasdite dhe nga fundi i ditës, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup sot pasdite dhe nesër në orët e mbrëmjes në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

