Bekim Fazliu: 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit!

📍 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit!

1.
● E pa implementuar në kohë, e pa jetësuar në thelb, e improvizuar në gjithçka dhe në shumëçka e dështuar. Kjo është Marrëveshja e Ohrit sot, falë 20 viteve të BDI-së në pushtet dhe mentalitetit primitiv të një pjese të politikës maqedonase.

● Nga këta të fundit edhe mund të pritej rezistencë. Por pas 20 vjetësh të BDI-së në qeveri, gjatë të cilave Marrëveshja e Ohrit dhe “arritjet” u kthyen në refrenin e çdo fjalimi të tyre, realiteti është krejt tjetër. Nuk ka ligj për përfaqësim të drejtë që është një nga shtyllat kryesore të MO-së, nuk mundësuan që provimi i jurisprudencës të jepej edhe në shqip, nuk u arrit barazi e plotë gjuhësore, kishim pa numër raste të montuara politike e shqiptarët ende vuajnë pafajësisht në burgje, nuk kishim decentralizim të mirëfilltë, përjetuam diskriminim ekonomik e zhvillimor, vendbanimet shqiptare zbrazen e përjetojnë ekzod, dhe janë ende pa ujë, kanalizim dhe rrugë.

2.
● Marrëveshja e Ohrit nuk është dekor për fjalime. Është akti që i dha fund konfliktit dhe një nga garancitë themelore të bashkëjetesës dhe barazisë. Kush e zbaton, ndërton të ardhmen. Kush e mohon, rrezikon paqen dhe të ardhmen e këtij vendi. Dhe mos harroni edhe kush kishte rol vendimtar në arritjen dhe garantimin e Marrëveshjes së Ohrit, SHBA dhe BE.

● Prandaj Marrëveshja e Ohrit duhet të rikthehet në kryefjalë të politikëbërjes, si një mundësi për të nisur nga e para. Por pa improvizime, pa terma fyes si “20%”, pa ligje diskriminuese dhe pa riinterpretime për politikë ditore. Për të arritur atë që duhej të ishte arritur prej kohësh, drejtësinë e munguar, demokracinë konsensuale, mbrojtjen nga mbivotimi, barazinë gjuhësore, lirinë dhe barazinë e plotë.

3.
● Dhe në fund, edhe një fakt që nuk duhet harruar kurrë. Rreth një milion shqiptarë jetojnë këtu, në trojet e tyre etnike, brez pas brezi, dhe megjithatë këtë shtet nuk e quajnë Shqipëri. Ky është kompromisi më madhor që shqiptarët në RMV kanë bërë.
Më e pakta që u takon është barazia e plotë dhe integrimi i shpejtë në BE.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm